Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur si “Fero,” ka fituar përkohësisht kujdestarinë e vajzës së tij për 12 muaj, pas një vendimi të Gjykatës Themelore të Gjilanit për urdhër-mbrojtje emergjente. Ky vendim u konfirmua nga vetë Fero gjatë një interviste për “Nacionale,” ku ai shprehu mirënjohjen ndaj gjykatës për drejtësinë dhe korrektësinë e treguar në këtë rast.
“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit,” tha ish-reperi, duke treguar se posedon dokumentin që vërteton këtë vendim.
Sipas aktvendimit, Fero do të ketë kujdestarinë e vajzës gjatë ditëve të javës, ndërsa gjatë fundjavave ajo do të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.
Pak ditë më parë, Fero u përfshi në një debat publik, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij për shkelje të rregullave gjyqësore, pasi ajo, sipas tij, kishte marrë vajzën jashtë vendit pa lejen e tij. Reperi shprehu zhgënjim dhe tha se kjo situatë e kishte rënduar emocionalisht, duke pretenduar se shkelja nga ana e Ismajlit kishte ndodhur disa herë.
Nga ana tjetër, avokatja e Arbenita Ismajlit, në një prononcim për “Nacionale,” mohoi çdo shkelje ligjore nga klientja e saj, duke mbrojtur veprimet e saj në përputhje me vendimet gjyqësore.
GIPHY App Key not set. Please check settings